Auto Draft

Konteksti i projektit

Integrimi europian është prioriteti më strategjik i shtetit Shqiptar dhe rrjedhimisht prek thuajse të gjitha fushat, përfshi këtu edhe atë të arsimit dhe të të rinjve. Nga qershori i viti 2014, Shqipëria gëzon statusin e vendit kandidat për në BE. Megjithatë kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian për anëtarësim janë parakushte për kalimin e fazës tjetër të procesit, i cili është ai i hapjes së negociatave, vendim i cili pritet në tetor 2019, pas përpjekjeve në qershor 2018 dhe qershor 2019. Ndërkohë që Qeveria Shqiptare dhe aktorët e tjerë politike përgatiten për procesin e hapjes së negociatave, është e rëndësishme edhe ekzistenca e një debati publik të shëndetshëm lidhur me procesin, përfitimet, kostot dhe në tërësi ndikimi që do të ketë integrimi për Shqipërinë. Arsimi dhe të rinjtë mund dhe duhet të luajnë një rol në këtë proces. Nevoja për zhvillimin cilësor të arsimit të lartë në Shqipëri është tashmë e mirëpranuar nga të gjithë aktorët.

Zhvillimi i aftësive analitike dhe kritike të studentëve dhe kërkuesve të rinj është pjesë përbërëse e objektivit final për një arsim më cilësor. Kultura e debatit, etika e të debatuarit, analiza kritike, aftësitë kërkimore dhe prezantuese janë të gjithë aftësi dhe kompetenca që u nevojiten studentëve dhe kërkuesve të rinj jo vetëm në akademi por edhe përtej saj në përgatitje për tregun e punës.

Qëllimi

Qëllimi i projektit është të përforcojë njohuritë dhe zhvillojë analizën kritike të komunitetit të studentëve e kërkuesve të rinj lidhur me Integrimin Europian dhe ndikimin shumëdimensional të tij në Shqipëri përmes organizimit të turnamentit të debatit në auditorët universitare.

Objektiva specifikë

Së pari, projekti synon promovimin e kulturës së debatit, kultivimin e analizës dhe të menduarit kritik, etikën në komunikim, tolerancën dhe vlera të qytetarisë aktive në Shqipëri tek studentët dhe kërkuesit e rinj.
Së dyti, projekti synon zhvillimin e aftësive analizuese të studentëve dhe kërkuesve të rinj lidhur me procesin e Integrimit Europian dhe ndikimin shumëdimensional të tij në Shqipëri.

Rezultatet

R1 – Kultura e debatit e rigjallëruar në universitet duke sjellë përforcim të analizës dhe të menduarit kritik, etikë të lartë në komunikim, tolerancë dhe vlera të qytetarisë aktive mes studentëve dhe kërkuesve të rinj.
R2 – Aftësitë e studentëve dhe kërkuesve të rinj për procesin e integrimit dhe ndikimin në Shqipëri të përforcuara.
R3 – Organizimi i një seti trajnimesh ToT për 13 pedagogë nga 13 universitete publike dhe private lidhur me kulturën dhe formatin e debatit, përgatitja e tyre si mentor dhe trajnues për të rinjtë.
R4 – Organizimi i një seti trajnimesh për 96 studentë dhe kërkues të rinj nga 13
fakultete/universitete publike dhe private për mënyrën e realizimit të debatit dhe aftësitë debatuese.
R5 – Organizimi i turnamentit të debatit në auditor me 13 debate universitare dhe 1 debat kombëtar.