Në kuadër të  programit “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, SCiDEV ka kënaqësinë të lançojë projektin “Festivali i të drejtave digjitale Tiranë” me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar dhe Bashkisë Tiranë. Ky projekt synon fuqizimin e kapaciteteve të 25 të rinjve shqiptarë mbi njohjen dhe promovimin e të drejtave digjitale në vend dhe rajon. Të rinjtë e përzgjedhur për t’u bërë pjesë e programit do të bëhen pjesë e një cikli mentorimi online mbi të drejtat digjitale, i cili do të finalizohet me një hackathon 2 ditore ku pjesëmarrësit e projektit do të bashkëpunojnë për ngritjen e një platforme online që do të shërbejë si kanal informimi mbi të drejtat digjitale për të rinjtë e Ballkanit. Përgjatë kërij projekti pjesëmarrësit do të:

  1. Trajnohen mbi të drejtat digjitale
  2. Angazhohen në fushatë ndërgjegjegjësuese online mbi sigurinë në botën digjitale
  3. Marrin pjesë në tre Digital Right Talks me të rinjë shqiptarë nga diaspora
  4. Krijojnë një platformë online në shqip dhe anglisht për informimin e të rinjve mbi të drejtat digjitale të inkorporuar brenda faqjes web të Scidev.

Ky projekt synon të bëjë bashkë të rinj nga fusha të ndryshme si shkenca sociale, drejtësi, teknologji informacioni dhe shkenca kompjuterike në një cikël mentorimi hibrid (online dhe fizikisht) për të drejtat digjitale i cili do të finalizohet në një hackathon 2 ditore, ku do të krijohet një platformë online që do të shërbejë si kanal informimi mbi të drejtat digjitale për të rinjtë e Ballkanit.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e një grupi dinamik të rinjsh që janë të apasionuar apo dëshirojnë të mësojnë mbi të drejtat digjitale apo nëse dëshironi të zhvilloni më tej aftësitë tuaja të programimit duke prodhuar një produkt digjital në shërbim të të rinjve, aplikoni në linkun këtu.

Aplikimet janë të hapura deri më 21.07.2022 për të rinjtë shqiptarë të grupmoshës 17 deri në 30 vjeç në linkun e APLIKIMI

Ky projekt organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.