SCiDEV në kuadër të programit të Rrjetit të Grave Shqiptare në STEM, po implementon projektin “STEMspresso lokal – Promovimi i grave në STEM nga të rinjtë për të rinjtë”. Qëllimi i projektit është të kontribuojë në rritjen e vizibilitetit të grave dhe vajzave shqiptare në STEM dhe të ndërtojë një kulturë edukimi STEM mes te rinjve në Shqipëri.
Në këtë kuadër, projekti parashikon një seri aktivitetesh, mes të cilave, angazhimin dhe trajnimin e 36 të rinjve, Durrës, Shkodër dhe Pogradec, në për të krijuar materiale multimediale për rritjen e vizibilietit të grave në STEM.
36 të rinjtë që do të përzgjedhen, 12 në çdo qytet, do të organizohen në ekipe me nga katër persona (3 ekipe në secilin qytet) dhe do të trajnohen nga dy ekspertë për zhvillimin e përmbajtjes multimediale, në formën e podcasteve dhe videove, në total 3 podcaste dhe 6 video, të cilat do të shërbejnë për të rritur ndërgjegjësimin dhe vizibilitetin e grave dhe vajzave shqiptare në STEM si dhe rëndësinë e kësaj forme arsimimi.
Kushdo që është i interesuar, mjafton të plotesojë formularin e mëposhtëm brenda datës 12 prill 2022:
https://forms.gle/bziG2Px9SZ36BëVB7
Ky projekt zbatohet nga SCiDEV me mbështetjen e UNDP Shqipëri, në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë.