We countinue our webinar series with a special topic on the Albanian language. Our experts discuss how social media has altered spoken and written Albanian. What impacts the deformation of Albanian language as seen in movies subtitles, advertising, daily news, and academic publications as well.
Follow the discussion (in Albanian) on YouTube:
Takim Virtual #4
Gjuha në vetvete është një organizëm i gjallë që evoluon në kohë dhe si e tillë i përgjigjet emancipimit të shoqërisë, kulturës e teknologjisë. Platformat digjitale të komunikimit dhe rrjetet sociale kanë sjell një shpërfillje të thellë në përdorimin publik të gjuhës shqipe. Ligjërimi i shkruar nuk kalon në filtrin e redaktimit dhe ligjërimi i folur nuk kalon në filtrin e monitorimit, për pasojë vërehen shmangie nga normat e gjuhës dhe natyrshëm lind shqetësimi – A po tjetërson gjuhën shqipe përdorimi i rrjeteve sociale? A mund të quhen fajtorë vetëm rrjetet sociale për tjetërsimin e gjuhës shqipe? Çfarë ndikon në deformimin e gjuhës shqipe në titrat e lajmeve e filmave, në tekstet e reklamave promovuese, apo edhe në shtypin e përditshëm, në revista e deri në botime shkencore?
Në këtë takim virtual do të mblidhen kërkues, studiues dhe profesorë të gjuhës shqipe, studentë dhe të tjerë të interesuar, për të diskutuar për gjuhën shqipe, për përdorimin e saj në ligjërimin e shkruar dhe në ligjërimin e folur publik, për evoluimin e saj, për detyrat që u dalin para Akademisë së Shkencave, Institutit të Gjuhësisë dhe departamenteve të gjuhës shqipe për ruajtjen, lëvrimin dhe pasurimin e gjuhës sonë. Përfundimet e këtij takimi do të dokumentohen, pasurohen me tej dhe ndahen me institucionet politikëbërëse e vendimmarrëse.